Pasditen e dielë kur vendi u përshi nga reshjet e dëborës, një 27-vjeçar rezulton i zhdukur. 27-vjeçari Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për të prerë dru në pyll që prej mëngjesit të djeshëm.
Familjarët e tij rreth orës 17:00 denoncuar për zhdukjen e tij. Babai i 27-vjeçarit së bashku me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar. Gjithashtu që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit. Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat.