-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL pret kreun e misionit të ODIHR/ Meta reagon: Zgjedhjet e 11 majit janë jetike

Kryesoret

Struktura e Partisë së Lirisë ka pritur sot Ambasadorin Lamberto Zannier, kreun e Misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 majit. Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ndodhet në burg ka reagur në rrjetin social dhe e ka cilësuar këtë takim si përcaktuese për integrimin europian.

Meta shprehet se përfaqësuesit e PL kanë ndarë shqetësimet që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, nga shpërdorimi flagrant i fondeve financiare të Buxhetit të Shtetit, mijëra punësime të paligjshme e politike, keqpërdorimi i administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet e deri te presionet nëpërmjet sistemit kriminal të patronazhistëve, duke dhunuar hapur Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër.

Ai thekson se përfaqësuesit i kanë shprehur Ambasadorit Zannier gatishmërinë e plotë të opozitës për të kontribuar për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe për realizimin e standardeve sa më të larta në zgjedhje.

“Përfaqësuesit e PL theksuan se këto probleme shumë të rënda janë derivate të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga Edi Rama, i cili kërkon të mbajë me çdo kusht Narkopushtetin duke manipuluar zgjedhjet dhe duke përdorur shtetin në funksion të shit-blerjes së votave dhe shantazhit ndaj votuesve.
Gjithashtu u vë në dukje fakti tepër skandaloz i pengimit kriminal të aktivitetit tim politik dhe elektoral, si lider i partisë së dytë opozitare në vend, nëpërmjet izolimit ekstrem për mbi 6 muaj pas një rrëmbimi banditesk të orkestruar dhe ekzekutuar nga Qeveria, pa fakte, pa dokumente dhe pa prova penale, duke më pamundësuar jo vetëm takimet me drejtuesit e Partisë së Lirisë, kontaktet me zgjedhësit, por edhe duke më mohuar të drejtën elementare të njihem dhe të shoh materialet e fushatës time elektorale, si kandidat për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listën e hapur të Qarkut Tiranë.
Këto janë dëshmi të përpjekjeve kriminale të Edi Ramës jo vetëm për të penguar aktivitetin normal politik e elektoral të opozitës, por edhe të goditjes mafioze të kundërshtarëve të tij politikë, nëpërmjet burgosjes, duke cënuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës, të demokracisë, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit