-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Gjakovë

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në fundjavë në qytetin jugperëndimor të Kosovës, duke i akuzuar për shkelje të ligjit të armëve.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në në disa nga Manastiret Ortodokse në Kosovë të shtunën.

Sipas njoftimit, në veturën me të cilin po udhëtonin ata, e tipit Toyota, Policia e Kosovës gjeti një sëpatë, një thikë me këllëf, dhe një thikë sharrë.

Ata akuzohen se e kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar në atë zonë dhe nuk kishin deklaruar se në veturën e tyre bartnin armë të ftohta.

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit