-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nderohet me medalje në Izrael, presidenti: Populli shqiptar simbol kurajo

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ai tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.

“Është nder e kënaqësi t’ju akordoj medaljen presidenciale të Izraelit. Medalja presidenciale e nderit e Izraelit nderon ata që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre e të jashtëzakonshme, qartësinë morale dhe vlerat demokratike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë  tyre të guximshme me popullin hebre dhe Izraelin Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, ndihet i pranishëm në këtë holl.

Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në orët më të errëta. Gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi dhe kurajoje. Me kurajo iu dhanë strehë grave e burrave hebreje, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës dhe duke bërë këtë ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qenieve njerëzore.

Kjo thirrje integriteti e nderi rrënjosur fort në popullin tuaj, gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pakompromis kundër antisemitizmit e urrejtjes. Unë personalisht u mallëngjeva gjatë vizitës time në Tiranë në shtator nga dhembshuria prekëse”, tha presidenti izraelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit