18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tarifat ndikojnë tregjet, reagon Trump: Gjithçka duhet të ndryshojë, veçanërisht me Kinën

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish mbi tarifat e tij, të cilat po vazhdojnë të ndikojnë në tregje.

Me anë të një postimi në Truth Social, Trump tha se ka folur me kryeministrin e Japonisë Shigeru Ishiba dhe se po dërgonte një ekip të lartë për të negociuar. Trump përmendi gjithashtu Kinën dhe tha se marrëdhëniet duhet të ndryshojnë.

“Vendet nga e gjithë bota janë duke zhvilluar bisedime me ne. Parametra të vështira, por të drejta janë duke u vendosur. Kam folur me kryeministrin japonez mëngjesin e sotëm. Ai po dërgon një delegacion të lartë për të negociuar. Ata e kanë trajtuar SHBA shumë dobët në tregje. Nuk merrnin makinat tona, por ne marrim miliona makina të tyre. Njësoj edhe me agrikulturën dhe gjërat e tjera. Gjithçka duhet të ndryshojë, veçanërisht me Kinën”, shkruan Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit