Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim në këtë qark për prezantimin e kandidatëve për deputetë.
Gjekmarkaj u shpreh se demokratët janë historia Shqipërisë moderne. Ai theksoi se me Partinë Demokratike është e lidhur liria e Shqipërisë, pluralizmi, demokracia dhe institucionet e saj.
“Jemi sonte këtu të ringritur, të frymëzuar dhe të shumëfishuar, me plot guxim kurajë e besim. Jemi për të nënshkruar një kontratë të re me historinë dhe shqiptarët. Për shqiptarët, që pa asnjë dallim të kenë mundësi të vendosin për të ardhmen e tyre, sepse popujt që nuk reagojnë, nuk fitojnë. Ne demokratët jemi historia e Shqipërisë moderne. Me ne dhe PD është e lidhur liria Shqipërisë, pluralizmi, demokracia dhe institucionet e saj. Nuk është çështja e pushtetit që na shqetëson, por emergjenca kombëtare për ‘u kthyer Shqipërinë shqiptarëve.”, tha Gjekmarkaj.