Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili ndodhet në Lezhë u shpreh se zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk ka mbikëqyrur asnjë ditë punimet e inceneratorit të Tiranës.
Berisha u shpreh se Balluku nuk i ka mbikëqyruar punimet pasi e dinte që paratë i vidhet Edi Rama.
“Nuk do të ndodhë më kurrë që kryeministri të firmosë djegësa fantazmë. Lubia, që s’ka pas ndonjëherë një të tillë ndonjëherë në trojet shqiptare të papërmbajtur në lakmira për para dhe luks, 5 vite që duhej të mbikëqyrte punimet e djegësit, nuk i mbikëqyri asnjë ditë sepse e dinte që paratë i vidhte Edi Rama. Dhe e dinte se që në momentin e parë që do t’i mbikëqyrte do të detyrohej të mos rimbusonte asnjë qindarkë. Paratë do ua marrim këtyre ku i kanë fshehur”, tha Berisha.