-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon Ballukun: Paratë i ndan me pronarin e lavazhit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PD në qytetin e Lushnjes ku u ndal te tenderi i zv.kryeministres Belinda Balluku. Berisha u shpreh se është e papranueshme që një ministër të shpenzojë 10 mijë euro për të larë sediljen e makinës së tij.

Ai tregoi se ishte pyetur një milioner se çfarë i bënte makinës, dhe përgjigjja ishte se e lan shoferi në një lavazh të thjeshtë.

“Përkundrazi, Lubi Balluku, që po ju kërkon votën, ka bërë një tender prej 10 mijë eurosh për të pastruar makinën e saj çdo ditë. Ajo duhet të shkojë në një lavazh që nuk është më larg se 2 kilometra,” shtoi Berisha, duke akuzuar Ballukun se është pjesë e një skeme të korrupsionit, ku “paratë ndahen edhe me pronarin e lavazhit”.

“Ne nuk do të lejojmë më këto abuzime dhe hajdutëri,” përfundoi Berisha dhe ftoi qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin e nevojshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit