-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR patrullon përgjatë kufirit me Serbinë: Zonë kruciale

Kryesoret

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale në perëndim të misionit të KFOR-it kryen patrullime përgjatë vijës kufitare me Serbinë në veri të Istogut.

KFOR tha se kontrolli i kufirit është një angazhim i përditshëm i njësive të KFOR-it. “Prania në këtë zonë është kruciale për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, tha KFOR.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit