Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj do të jenë ditë pushimi për punonësit e institucioneve shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Krujë.
Nga këto institucione përjashtohen Forcat e Armatosura, policia e Shtetit, Garda e Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor. Mësohet se arsyeja e pushimit është mbajtja e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave
CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
-
Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
-
Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.