-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Miqtë tanë kudo që janë, presin me padurim fitoren e opozitës

Kryesoret

Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qytetin e Lushnjës u shpreh është se miqtë e demokratëve kudo që janë, mezi po e presin votën e lirë të shqiptarë dhe fitoren e opozitës. Berisha tha se u ndje i turpëruar pasi dëgjoi se Rmës ia kishin anuluar darkën në Këshillin e Europës.

“Miqtë e mi, këto 2 ditë që kaluan, kanë qenë për herë të parë në histori ditët e Europës për Shqipërinë, ditët evropiane për shqiptarët, në Strasburg dhe Bruksel, në rendin e ditës ishin qytetarët shqitparë, ishin të drejtat tuaja, ishte dinjiteti juaj, ishte vota juaj, ishte e ardhmja juaj.

Mirënjohje të pakufishme miqve tanë në Europë, që bënë kauzë të tyre, kauzën elirisë së shqiptarëve, kauzën e votës së lirë të lushnjarëve dhe mbarë shqiptarëve. Këto 2 ditë, dielli shkëlqeu më shumë se kurrë mbi vlerat, parimet dhe idalet që ju mbrojtët.

Unë isha në Strasburg dhe nga mëngjesi gjer natën vonë paraqita Shqipërinë, situatën e saj, por paraqita edhe vendosmërinë e opozitës, projektin e saj për një Shqipëri madhështore.

Miq, a e dini ju se ndonjëherë, njeriu turpërohet edhe për atë që nuk duhet të turpërohet kurrë. U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës sepse ishte sjellë si brigand, jo si kryeministër. Ishte sjellë në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve.

Sot në Parlamentin Europian ishte dëgjesa për Shqipërinë, dëgjesa e dytë në historinë e këtij vendi. E para u zhvillua në vitin 2001, kur me mekanizmin e famshëm të Dushkut i morën opozitës 11 mandate. Ngelën në klasë, mbetën, u rrëzuan.

E dyta u zhvillua tani pikërisht, 3 ditë para fillimit të fushatës elektorale sepse Europa e ndjeu se padrinoja e Shqipërisë nuk ka nxjerrë mësime. Pra, ju e shihni, miqtë tanë kudo që janë, presin me padurim votën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit