-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha prezanton kandidatët e PD në Lushnjë: Krahasimi juaj me deputetët e Lubisë, si dita me natën

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Lushnjë ku u prezantuan sot kandidatët për deputetë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kandidatët e Partisë Demokratike ndryshojnë si dita me natën në krahasim me kandidatë socialistë të Belinda Ballukut.

“Kam nder të veçantë që vij sot këtu për t’u paraqitur ju, burra dhe gra, individë të shquar, njerëz të suksesit, njerëz me dinjitet, që përfaqësoni vlerat më të arrira të familjeve, të komunitetit, të qytetit dhe fshatrave të këtij rrethi.

Do përfaqësoni në parlament me dinjitet interesat e tyre më jetike dhe më të mira. Krahasimi juaj me deputetët e Lubisë, deputetët e Shytëve, janë të krahasosh natën me ditën.

Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, askush nuk mendonte kurrë para 4 vitesh se forca politike, të cilës ju i dhatë besimin për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur parimet, do të vinte sot në prag të fitores më e fortë se kurrë, më e fuqishme se kurrë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit