-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD dhe PSD kundër PS në Shkodër, bojkotohet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Kryesoret

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Shkodër u bojkotua për shkak të kundërshtimit nga socialdemokratët. Pasi miratuan 5 pikat e para të rendit të ditës, që kishin lidhje me ndihmën ekonomike për banorët, qiranë e banesave sociale dhe strehimin emergjent të disa familjeve të cilave u janë djegur shtëpitë, këshilltarët e Partisë Social Demokrate e bojkotuan mbledhjen.

Ata bojkotuan me arsyetimin se miratimi i pikave të tjera është i paligjshëm, pasi jemi në periudhë fushate elektorale.

Ne nuk e shohim vetën si patericë. Nuk mund të bëhemi pjesë e këtij votimi”, shprehet Marina Duhani, këshilltare e PSD.

Në fillim u larguan socialdemokratëve, më pas edhe demokratët dhe kështu mbledhja dështoi. Socialistët e konsideruan të papranueshme sjelljen e kolegëve këshilltarë.

Një ndër pikat më kryesore të dërguara për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte ajo për menaxhimin e plazheve publike nga Bashkia Shkodër në plazhin e Velipojës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit