-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Do ta çojmë pagën mesatare të sektorit privat 1 mijë euro

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në ambientet e Tirana Industrial Park u shpreh se brenda mandatit të katër do të shkojë paga mesatare nga 830 në 1 mijë euro. Ai nënvizoi se shumë të rinj vajza dhe djem janë rikthyer nga Gjermania dhe po ndërtojnë biznese.

“Paga minimale është më e lartë në Shqipëri de fakto. Ne duam të ecim më tutje me pagën mesatare, ta çojmë nga 830 në 1 mijë euro brenda mandatit të katërt në sektorin privat.

Ndërkohë që sot kemi nevojë të shohim edhe me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin publik, pagat janë rritur dhe do të rriten më shumë. Duke rritur pagat në sektorin publik kemi tërhequr edhe sektorin privat në këtë proces.

Tani më, pagat dinjitoze nuk diskutohen më. Kompanitë sot më shumë se sa problemi sat ë paguajmë punëtorët kanë problemin se ku i gjejnë punëtorët e kualifikuar.

Ka një numër djemsh dhe vajzash të kthyer rishtas nga Gjermania. E provuan dhe u kthyen, njerëz të mençur, besoj se do ketë më shumë të tillë në vitet në vijim.

Rritja e kapaciteteve të arsimit profesional domosdoshmëri për ekonominë, kompanitë dhe të rinjtë e të rejat. Jo vetëm një punë e mirë paguar por i hapin vetes një perspektivë për të ndërtuar një biznes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit