Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot se procesi i shpërndarjes së fletëve në diasporë pritet të mbyllet para datës 3 maj. Ai tha se postieri do të shkojë disa herë në shtëpinë e emigrantit dhe nëse nuk e gjen do t’i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, që të shkojë ta tërheqë.
“Koha që do kenë në dispozicion, nëse fillojmë shpërndarjen të hënën që vjen, brenda një dite, për Italinë, Greqinë, do e kenë zarfin në shtëpinë e tyre. Data 2-3 maj, të jetë data e fundit.
Postieri do të shkojë herën e parë, nëse nuk e gjen, do i lërë shënim dhe një orar. Edhe nëse herën e tretë nuk realizohet, do i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, ku mund të paraqitet për ta tërhequr.
Nëse deri në datën 3 maj, jo përtej një date të tillë, duhet llogaritur dhe koha që duhet të kthehet zarfi në Shqipëri. Do duhet 4-5 ditë për ta kthyer mbrapsht. Çdo zarf që ka vulën e hyrjes, pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit”, tha ai.