Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi për një periudhë 90-ditore tarifat tregtare për më shumë se 75 vende të botës, përfshi shumë shtete të Evropës dhe Azisë.
Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Trump sqaron se këto vende do të kenë një tarifë në vetëm 10% për shumicën e produkteve, gjë që nuk e prek Shqipërinë dhe Kosovën, ndaj të cilëve tarifa e vendosur që në fillim nga Presidenti amerikan ishte në vlerën 10%.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë përjashton nga pezullimi vetëm Kinën, për të cilën njofton rritje të mëtejshme të tarifës, në vlerën e 125%.
Trump shpjegoi se pauza për 75 vendet ishte një mundësi për të diskutuar dhe arritur marrëveshje, duke theksuar se ato kishin kërkuar një dialog me agjencitë amerikane, përfshi Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë.