-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD-Shqipëria Madhështore nesër hapin fushatën

Kryesoret

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapin nesër në sheshin ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në orën 18:00 gjatë mbërritjes së qytetarëve që do t’i bashkohen kësaj ceremonie, do të ketë shfaqje të stendave që do të emërtohen si ‘Korridori i kujtesës’ dhe është përgatitur nga departamenti i ‘Brain Gain’ në PD.

Ceremonia do të nisë në orën 19:00 ku do të nisë prezantimi i kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Pas prezantimit të kandidatëve, në podium do të ngjiten folës të ndryshëm, nga politika dhe qytetarë të ndryshëm të cilët do të tregojnë historitë e tyre.

“Fushata nesër mbetet surprizë, s’mund të jepen detaje se është surprizë. Çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt ndryshe dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj, të gjitha surprizat janë nesër”, shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit