Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, në Durrës. Rama u shpreh se tani është koka për cilësi dhe jo për sasi, duke kërkuar që të rritet cilësia e shërbimit.
“Nuk është më koha e sasisë, por e cilësisë. Nuk është më koha e hedhjes së parave kuturu, por është koha që çdo qindarkë të investuar ta investojë në cilësi sektori privat, në cilësinë e shërbimeve. Ne nuk duhet të rrisim numrat pafundësisht, por të rrisim numrin e turistëve që konsumojnë më shumë”, kryeministri.