-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, biznesmeni Namik Koçi vihet në shërbim prove

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 muaj burg biznesmenin Namik Koçi, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca e shpalli fajtor biznesmenin Koçi.

Në fillim ai u dënua me 1 vit burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit, duke përfunduar me 8 muaj burgim. Megjithatë gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në provë për një periudhë 1 vit e 4 muaj.

Gjithashtu gjykata urdhëroi konfiskimin e shumës prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy personave të tjera të përfshira në hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit