Turqia ka liruar më shumë se 120 persona, pasi ishin arrestuar gjatë protestave masive antiqveritare të mbajtura muajin e kaluar. Gjykatat në Stamboll kanë liruar me kusht 127 të akuzuar, ku shumica prej tyre ishin studentë të cilët u arrestuan në shtëpitë e tyre më 24 mars.
Ata morën pjesë në demostratat që u nxitën nga burgosja e kryetarit të qytetit Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua më 19 mars nën akuza për korrupsion dhe terrorizëm.
Burgosja e tij është parë si e motivuar politikisht dhe ka nxitur protesta ndërkombëtare.
Më shumë se 2.000 persona janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protestat më të mëdha që janë organizuar në Turqi për më shumë se një dekadë. Nga ata afër 300 persona janë në burg dhe po presin gjykimin.