-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Edi Rama sonte e ke të vështirë natën, ka në krah Veliajn, Çyrbjen, Beqajn, por edhe Mc Gonigal

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në hapjen e fushatës falenderoi strategun Chris LaCivita. Berisha u shpreh se ndihet i emocionuar sonte kur shikon që sheshi është mbushur me energji dhe entuziasëm.

Ai iu drejtua Edi Ramës që sonte si pas tij e ka të vështirë këtë natë. Berisha theksoi se kjo është një natë e veçantë drejt nisjes së fitores dhe ngritjes së Shqipërisë.

“Mirëmbrëma zotit Cris La Civita, kryetarit të komitetit të PR, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit të Presidentit Trump. Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, po sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë, entuziazmin e fitores sonë.

Shqipëria madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë suaj për të, e dashurisë për familjen, e atdhedashurisë suaj. Njerëz të lirë, imagjononi, krahu tjetër me patronazhistë mëkatarë, imagjononi Shqiptarë e shqiptare, imagjinoni nesër, krahu tjetër me patronazhistë mëkatarë, imagjononi Ramën që ka në krah Veliajn, Çyrbjen, Beqajn, por ka edhe në krah Mc Gonigalin. Eh sa shumë e presin e presin, Edi Rama sonte e ke të vështirë natën.

Ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë madhështore. Betejën në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë, vite të shkretimit të saj nga bijtë, varfërimit. Vite të narkosit të Tiranës dhe mafies ndërkombëtare për të fshirë veprën tuaj, të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit