-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, që flet me veten, ka dy muaj që ka frikë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se Edi Rama ka frikë dhe nga dy muaj është mbyll në zyrë. Berisha e cilëson Shqipërinë si të sëmurë dhe sëmundja quhet Edi Rama. Ai theksoi se Shqipëria pret me padurimin ndryshimin dhe tha se do të realizohet nga projekti i madh i Shqipërisë Madhështore.

“Ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë, me një betim solemn para saj, për ta nxjerrë atë nga kthetrat e këtij regjimi, për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo, projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave.

12 vite ishin vite të rënda për cdo shqiptar. Sot një nga dy familje nuk e ka një fëmijë në vatrën e vet, por rrugët e botës. Sot 750 mijë pensionistë qajnë me lot mjerimi, sot mijëra e mijëra të sëmurë nuk marrin ilaçet dhe ngelin në mëshirën e sëmundjes në shtratin e spitalit. Sot qindra mijëra familje nuk marrin drejtësi, qindra mijëra vende pune shkatërrohen nga narko-eurot e trafikantëve të Ramës.

Sot sirenat e ndryshimit për të ndryshuar Shqipërinë bien në të katërta anët e dheut. Sot Shqipëria pret me padurim, pret me padurim ndryshimin e madh, projektin e madh, projektin më të bukur që ka njohur në histori, të Shqipërisë madhështore.

Këto ditë, këtë muaj, në këtë fushatë ndeshen dy botë, ndeshen, dy filozofi, ndeshen dy projekte, në njërën anë janë ata të cilët e sollën Shqipërinë në 12 vite në këtë ditë dhe në njërën anë janë ata të cilët e grabitën dhe plaçkitën Shqipërinë, miq Shqipëria është e sëmurë, kjo sëmundje quhet Edi Rama.

Ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, që flet me veten, ka dy muaj që ka frikë, por miq, u përpoq me cdo mënyrë. U përpoq me gjitha me arrestime, me korrupsion, përçarje që Shqipëria të mos kishte opozitë, por ja ku jemi sot më të fuqishëm se kurrë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit