21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bylykbashi: Sot nisim rrugëtimin për Shqipërinë Madhështore

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi ka postuar një mesazh në rrjetin social për hapjen e fushatës sot.

Bylykbashi shprehet se sot nis rrugëtimi për Shqipërinë Madhështore. Ai thotë se Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian dhe shqiptarët si qytetarë dinjitozë të BE, janë qëllimi realist i programit të PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Bylakbashi bën thirrje që me 11 maj të votojnë numrin 1.

“Sot nisim rrugëtimin për Shqipërinë Madhështore. Fitorja e PD-së dhe koalicionit të udhëhequr prej saj më 11 maj, është vetëm etapa e parë.

Një Shqipëri për të gjithë shqiptarët, e drejtë, normale, e zhvilluar, e sigurt, me mundësi për këdo për të rritur e begatuar familjen, zhvilluar aftësitë, mundësitë, pronën dhe biznesin, është objektivi i programit tonë.

Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian dhe shqiptarët si qytetarë dinjitozë të BE, janë qëllimi realist i programit të PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Edi Rama dhe këneta e tij e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve, keq-qeverisjes, grabitjes së pronës publike dhe private, shkeljes së të drejtave, mungesës së drejtësisë dhe shpopullimit, NUK janë alternativë.

Më 11 maj 2025 votoni Nr. 1.”, shkruan Bylykbashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit