Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet me 14 prill. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian dhe konferenca për shtyp do të mbahet në orën 19:15.
Vendimi u mor me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).