Kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë befasuese sot në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Rama tha se në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua.
“E kemi hapur trasenë për të ndërtuar dy ose tre aleanca shumë strategjike që do ta shndërrojnë, mbajeni mend sot këtë fjalë dhe në 2030 me ndihmën e Zotit do të shihemi përsëri, se do të vijmë të mbështesim kryeministren grua. Në vitin 2030 Shqipëria do të drejtohet nga një grua”, tha Edi Rama.