I dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari Alket Rizai ka bërë kërkesë për t’u liruar nga burgu i Domokosit më Greqi. Pasditen e sotme kërkesa e tij është shqyrtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve të Lamisë.
Sipas mediave greke, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, siç deklaroi një prej avokatëve të tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.
Alket Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për vepra të tjera arrijnë deri në 25 vjet. Ai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003.
Emri i Rizait u bë i njohur në mbarë Greqinë dhe më gjerë për arratisjet spektakolare nga burgu, përfshirë edhe bashkëpunimin e tij me kriminelin grek Vassilis Paleokostas, në një nga arratisjet më të guximshme me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë në Korydallos në vitin 2006.