-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takohet me Erdoganin në Antalia: Lideri që i qëndroi gjithmonë pranë Kosovës

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në Antalia.

Osmani me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se presidenti Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ajo nënvizon se Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.

“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët.

Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.

Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.”, shkruan Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit