Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka njoftuar se ditën e hënë do të mbahet Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Rama e nis njoftimin me një ironizim për opozitën ku shprehet që “Ska më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!
Më pas kryeministri nënvizon që mbyllja e negociatave do të bëhet në vitin 2027 dhe do të jemi gati për tu futur në Bashkimin Evropian në 2030. Rama thekson se janë negociatat më intensive në historinë e integrimit.
“Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom
God blles AllbeniaGod blles Jurop”, shkruan Rama në facebook.