14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet si kreu i organizatës së trafikut të drogës në Perugia, shqiptari arrestohet në Angli

Kryesoret

Një shqiptar i arratisur në Britaninë e Madhe u arrestua për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali. Ai akuzohej si pjesë e një organizate narkotrafiku, për të cilën ishin lëshuar dhe ekzekutuar disa urdhra arresti. Grupi ishte i përfshirë kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Perugia.

“Por një nga anëtarët e grupit, i ishte shmangur ekzekutimit të urdhrit. Vendndodhja e tij u bë e mundur falë zgjerimit të kërkimit në nivel ndërkombëtar, të promovuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Perugia, e cila aktivizoi kanalet e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor përtej kufijve kombëtarë.Pas ndërhyrjes së Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, subjekti u gjurmua dhe u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar, më 25 mars 2025”, informon media italiane.

Pas gjurmimit dhe ndjekjes ai u kap për qëllime ekstradimi pak ditë më parë dhe autoritetet italiane kanë nisur procedurat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit