-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës

Kryesoret

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu Klevis Balliu në rrjetin e tij social ka krituar hapjen e fushatës nga Edi Rama. Balliu shprehet se sipas tij Rama u përpoq që të prodhoj makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.

Ai thotë se Rama në 12 vite realizoj përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare. Balliu thekson se vetëm Shqipëria Madhështore mund të sjellë bashkim dhe realitet normal.

“Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!
Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u perpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.
Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvëndësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.
Edi Rama në 12 vjet realizoj përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare.
Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar cdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore.””, shprehet Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit