21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Do të kemi Ministrinë e Familjes, bonuese për fëmijën e tretë deri në 23 vjeç

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në prezantimin e programit deklaroi se në qeverinë e ardhshme do të jetë edhe ministria e familjes ku do të ketë bonuse për fëmijët nga lindja deri në 23 vjeç. Berisha u premtoi grave dhe vajzave që do të bëhet gjithçka për suksesin e tyre.

“Qeveria e ardhshme do të ketë ministrinë e Familjes që do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare. Do mbështetet me bonuese për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë.

Me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ata kanë. Fëmijët e tyre do të kenë 200 euro minimumin jetik. Qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e bizneseve të tyre.

Zotohemi këtu para jush se me vendosmërinë më të madhe do të rrëzojmë murin e patriarkisë. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas. Garantoj gratë dhe vajzat se do të bëhet gjithcka për suksesin e tyre. Ato që quhen shtëpiake do të shpërbehen për punën e tyre.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit