-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Programi i PD-së më i miri në 34 vite, sa edhe PS donte ta vidhte

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në hyrje të prezantimit të programit 2025-2029, falenderoi Chris LaCivita dhe miqtë e tij ndërkombëtar. Berisha theksoi se programi i Partisë Demokratike është më i miri në këto 34 vite.

“Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar elektoral të PD-së. i dashur zoti Chris LaCivita, të dashur miq tanë të pranishëm. Të dashur të ftuar. Përfaqësues të forcave të koalicionit të ardhshëm qeveritar, ju dhe opozitarëve kudo ndodheni.

Ky Kuvend është i një rëndësie historike, jo vetëm për PD dhe aleatët e saj, por Shqipërinë, shqiptarët, për transformimin e saj, për dekadat që vijnë. Shumë mirënjohje për ju.

Sot jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite nuk e ka patur ndonjëherë Shqipëria. Një projekt që PS, u kthye ta vjedhë dhe ta kopjojë, ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi që nuk ka projekt. Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar, Askush nuk gënjehet.

Tre dekada më parë Nokia ishte në zenithin e teknologjisë dhe Apple nxori Iphonin e parë shumë lart dhe shimë herë mbi Nokian. Nokia provoi ta kopjoi, por Apple vazhdoi të përmirësojë iPhonin e saj. Kopja mbetet kopje, nuk shitet, nuk pranohet.”, tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit