Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka në prezantimin e programit 2025-2029 u shpreh se këto dy ditë kanë bërë diferencën. Noka tha se Partia Demokratike do ta nxjerrë Shqipërinë nga vjedhja dhe me programin e tyre do të sjellin premtimin që kanë dhënë për ndryshimin.
“Këto dy ditë, dje dhe sot, për ne, për demokratët, janë një start madhështor drejt suksesit të shumëpritur. Këto dy ditë, me pjesëmarrjen, entuziazmin madhështor, janë preludi i rikthimit të shpresës, besimit te fitorja dhe rikthimit në pushtet të Sali Berishës dhe PD.
Këto ditë tregojnë se një forcë politike si kjo e jona dhe si lideri Sali Berisha kanë ngadhënjyer mbi çdo sfidë dhe janë treguar të pathyeshëm.
Sot, vijmë jo vetëm si forcë e bashkuar, por me një program që sjell zgjidhje për qytetarët. Një program që ka në qedër hallet e shqiptarëve dhe zgjidhjen e tyre.
Katër vite më parë askush nuk e mendonte se do vinte një ditë si kjo e sotmja, me një program për të shpëtuar vendin nga qeverisja e inkriminuar, do vinte këtu nga Sali Berisha dhe PD.”, tha Noka.