Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës ditën e sotme. Moska është ankuar se Kievi ka shënjestruar objektet e saj energjetike, në kundërshtim me një marrëveshje të brishtë armëpushimi që ende nuk ka hyrë në fuqi.
Ndërsa ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.
Të paktën një qark në kryeqytetin Kiev u dëmtua nga dronët, sipas kryebashkiakut Vitaly Klitshcko. Gjithashtu mendohet se tre persona janë plagosur si pasojë.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se u sulmua nga më shumë se 150 dronë ukrainas. Në shënjestër të dronëve ishin edhe pesë objekte energjetike, sipas saj.