Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në rrjetin e tij social ka komentuar kërcimin e zv.kryeministres Belinda Balluku sot gjatë hapjes së fushatës së Partisë Socialiste.
Shehaj shprehet se këta kanë gjysmën e qeverisë në burg pasi kanë vjedhur qytetarët dhe vetë pasi sipas tij nuk u ka ardhur radha. Ai thotë se këta nuk kanë turp dhe frikë nga ligji e nga Zoti.
“Çfarë maskarade! Kanë gjysmën e qeverisë në burg për korrupsion se kanë vjedhur qytetarët dhe vetë janë jashtë, jo se janë të ndershëm, por se nuk u ka ardhur radha. Dhe shikoni sesi sillen.
Ka tre arsye në përgjithësi pse ne kërkojmë të jemi qtetarë të ndershëm. Ajo që na ndalon të sjellurit keq, është turp. Turpi nga vetja dhe turpi nga shoqëria. Por kta mesa duket nuk kanë turp.
Ne kemi frikë nga shteti dhe ligji. Por mesa duket këta mendojnë se shtetin e kanë në xhep dhe nuk i tremben ligjit
Dhe e treta, kemi frikë nga Zoti. Por këta nuk kanë frikë as nga Zoti dhe kjo është arsyeja pse sillen në këtë mënyrë.”, thotë Shehaj.