-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari vrau kunatin pas ankesës së vajzës për përdhunim, hetimet në Greqi: E reja falsifikoi mesazhet

Kryesoret

33-vjeçari shqiptar Erjon Pelivani u vra në Greqi nga Fatmir Tarellari 51 vjeç nga Poliçani, pas dyshimeve se ai kishte përdhunuar vajzën e këtij të fundit.

Sipas mediave greke, ditën e djeshme në Gjykatën e Larisës vajza 19-vjeçare e autorit të vrasjes pranoi se falsifikoi mesazhet me tekst për të bindur të atin se ishte abuzuar seksualisht nga daja i saj Erjon Pelivani.

51-vjeçari u bind nga vajza e tij se kunati i tij 33-vjeçar e përdhunoi kur ajo ishte 9-vjeçe dhe në vijim. E gjitha nisi kur 51-vjeçari mori një telefonatë nga pronarja e shtëpisë me qira të vajzës së tij studente, e cila i tha se nuk e kishte paguar detyrimet, edhe pse ai i kishte dërguar paratë rregullisht.

Vajza 19-vjeçare thuhet se deklaroi në atë kohë se ishte e detyruar t’ia jepte paratë dajës së saj 33-vjeçar, sepse ai po e shantazhonte duke i thënë se do të publikonte foto të veprimeve të saj të pahijshme, gjatë kohës që e abuzonte seksualisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit