Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, paralajmëroi se rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në pushtet mund ta rihapë debatin mbi ndarjen e Kosovës, një çështje që kishte fituar terren gjatë mandatit të tij të parë. Por të dy janë shprehur skeptik se kjo mund të ndodhë, duke pasur parasysh zhvillimet globale.
“Me kthimin e administratës Trump, mund të rishfaqet opsioni i ndarjes. Edhe pse nuk ka ende sinjale të qarta, Lista Serbe po gëzon mbështetje të shtuar, dhe në Beograd e Sarajevë po emërohen ambasadorë me origjinë serbe nga SHBA-ja.
Kjo përforcon ndjesinë se Serbia po merr përparësi në raport me Kosovën”, ka deklaruar Biserko. Veton Surroi theksoi se ndarja nuk ishte ide që erdhi fillimisht nga SHBA-ja, por nga vetë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, me mbështetje edhe nga Tirana. “Administrata Trump nuk e shtyu ndarjen, por e toleroi dhe la hapësirë për të”, ka thënë ai./ KOHA