Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj sot zhvilloi një takim me qytetarët në Korçë. Lapaj u shpreh se Shqipëria ka nevojë të bëhet një vend më demokratik.
Ai thekson se me programin e tyre do të rrisin buxhetin për arsimin, do të hapin after school, si dhe do të ketë taksa fikse me 10%. Gjithashtu u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të mos emigrojnë.
“Atdheu ka nevojë dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë demokratike. Ne e çuam përpara votën e diasporës. Na duhet ligji për referendumet, që populli të thotë fjalën e fundit. Duhet të depolitizojmë administratën publike. Del njëri e thotë bufi e se çfarë lidhje ka me hallet e njerëzve, Zoti i faltë. Programi i këtyre është bufi, miu, macja, timoni, qukapiku, por nuk thonë asgjë për hallet e njerëzve. Ne do ta çojmë buxhetin për arsimin në 7 përqind të PPB-së. Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit. Do ketë after school. Populli duhet të qëndrojë këtu, ne duam të ndërtojmë një popull të pasur. Nuk do taksohet askush se bën 2-3 punë. Taksa do jetë fikse 10 përqind, që qytetarët mos detyrohen të mos deklarojnë pagën reale.”, tha Lapaj.