Opozita në Kosovë po dëshmohet e paprincip. Aleanca e politikës dhe biznesit që e mbajti atë në pushtet për njëzetë vjet, vetëm brenda katër viteve filloi të shkërmoqet. Në rast se Qeveria Kurti 3 do të vazhdojë të qeverisë edhe katër vitet në vijim, siç janë gjasat, kjo aleancë do të shkërmoqet tërësisht.
Pushteti të deh, kjo është një thënie e vjetër. Opozita megjithë humbjen e thellë në zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdon të sillet sikur ajo është në prag të kthimit në pushtet dhe nuk ka forcë politike që e ndalë dot. Ajo testoi edhe gjaët fushaëts duke e dëshmuar katërcipërisht se tutje dominon Gjykatën, po teston ndërkohë inagurimin e projektit bullgar të impenjimit në organizimin e grevave n Shqipërinë politike duke kapur sindiatat [rasti I minatorëve të Memaliajt 1991] dhe po luan me fatet e Atdheut si Charlie Chaplin me globin në filmin e tij “Diktatori i madh”.
Por Kosova nuk është një diktaturë, as një neo-monarki, as një demokraci e dirigjuar. Opozita pavaërsisht se ishte për katër vite jashtë ekzekutivit, megjithatë ia arriti të mbajë shumë pushtet në duart e saj, jo vetëm brenda gjyqësorit dhe administratës, por edhe në media, pa përjashtuar as atë publiken [RTK], por vetëm sepse një plejadë shumë e veçantë e lejon këtë: ushtarët dikur të rreshtuar nën emblemën e shenjtë të UÇK-së dhe një shtresë e mirë e intelegjencies në jeëtn publike
janë betuar për besnikëri vasale ndaj PDK-së dhe AAK-së! Dhe Gjykata Supreme i dha LDK-së dritën e gjelbërt edhe për të ardhmen për “imunitet absolut” për aktet kriminale në procesin zgjedhor!
Opozita po ndjek tutje sugjerimet që i vijnë nga jashtë dhe nga oligokratët që de fakto drejtojnë atë.
Pozicionin e artikuluar nga liderët formal të opozits duket shqeto ata, pra oligarkët, e kanë rekomanduar me forcë. Devollët tashmë është sekret publik, ishin donatorët kryesor të LDK-së në këtë fushatë të fundme zgjedhore.
Blitzkrieg që prodhoi ftesa e Kryeministrit në detrë, Albin Kurti, në adresën e LDK-së e zhveshi këtë maskaradë të manjatëve financiar të LDK-së, duke e bërë edhe më të pasigurtë përspektivën e saj.
Kush mund ta kishte parashikuar që situata mund të dilte kaq shpejt jashtë kontrollit? Kush do ta kishte menduar se lideri i promovuar me burbujl si reformator i sukseshëm I LDK-së, do të ishte në gjendje të ngacmonte pothuajse të gjithë partnerët politikë me një formulë arbitrare matematikore si e prezenton në mediat që financojnë oligarkët?
Ndërkohë miliarderët, duke përfshirë disa donatorë të LDK-së, do të fillojnë të shikojnë pasuritë dhe portofolet e tyre të investimeve në rënie – prandaj do të fillojnë shpejt t’ia kthejnë shpinën liderit formal të LDK-së në të cilin kishin investuar shumë.
Nuk do ët kalojë më mirë as sivëllai i Lumirit, Memli Krasniqi. Madje paralajmrimet për shkarkimin e tij tashmë janë gjithnjë e më të pranishme në koloaret e politikës në Skenderaj, aty ku mirren vendimet kruciale për fatin e PDK-së dhe të ardhmes së saj.
Opozita gjithashtu po llogarit gabim politikisht. Mes antarësisë sado besnike ndaj liderëve qofshin ata të kalibrit të “reformatorëve” apo atij konservator me mendësi feudale mesjetare, nervozizmi rritej çdo ditë. Rezultat I këtij nervozizmi ishte shpërthimi i përplasjes mes humbësve dhe strukturës së inkriminuar me rastin e votave me postë brenda LDK-së. Kjo nuk është një thyerje dige, por muri i besnikërisë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, siç u kumtua, është shembur.
Në Kështjellën e Dukagjinit, në Gllogjan, vasalët vazhdojnë ta mbështesin tutje Princin: Atij I kanë dhënë sërish kohë për t’i pri grigjës “drejt fitoreve të reja”! Por në prapaskenë, ca prej tyre duhet ta kenë lutur Princin të ndalojë deklaratat prej të çmenduri në adresë të kryeministrit Kurti.
Në fund të fundit, antarësia e të tri partive opozitare duhet të jenë korrigjuesi më të rëndësishëm të kursit politik që po ndjekin liderët e tyre. Në tetor janëzgjedhjet lokale. Shumica e qytetarëve kosovar në qendrat më të mëdha urbane votuan për Lëvizjen Vetëvendosje, me idenë se ajo reprezenton forcën më progresive dhe më kombëtare sot me idenë se ajo garanton të ardhmen e Republikës.
Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në qendrat urbane kryesore gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 mund të përkthehet në sukses të konsiderueshëm në zgjedhjet lokale të tetorit 2025.
LVV arriti të fitojë 42.30% të votave në zgjedhjet parlamentare të 2025, duke treguar një mbështetje të fortë në qendrat urbane si Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj…
Sipas deklaratave të LVV-së, fitorja në 12 komuna është një objektiv i qartë, duke u bazuar në rritjen e numrit të asambleistëve në kuvendet komunale.
Ndërkaq procesi i zgjedhjeve të brendshme të LVV-së në 2022 tregon një strukturë të fortë organizative, me mbështetje të madhe për Albin Kurtin (98.6%) dhe integrimin e strukturave të reja si “Gratë për VETËVENDOSJE!”. Ky organizim mund të përdoret për të krijuar rrjetë efektive në nivel lokal, duke përfshirë koordinimin me diasporën (siç tregon edhe aktiviteti i Qendrës së LVV-së në Zvicër).
Nëse LVV-ja arrin të ruajë kohezionin e saj dhe të përgjigjet nevojave të qyteteve, suksesi në zgjedhjet lokale është shumë i mundshëm, duke e bërë atë forcën dominuese jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qendrat tjera kryesore urbane.
Ky kalkulim e bën koalicionin e gjerë, siç do ta dëshironin palë të interesuara nga jashtë, sidomos atë mes LVV-së dhe PDK-së, siç do ët dëshironin në Tiranën zyrtare, të pamundur.
Ky popullaritet i lartë i LVV-së në zonat urbane ka gjasa të mira ta kufizojë efikasitetin e ndërhyrjeve të jashtme.
Sidoqoftë formimi i qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve është i ndjeshëm ndaj ndikimeve të faktorëve të jashtëm, veçanërisht nga aktorët perëndimorë (BE-ja dhe SHBA-ja), por edhe Rusia përmes Serbisë.
Rusia nuk ka aftësi direkte për të ndërhyer në sabotimin e procesit të formimit të qeverisë, por përmes Serbisë, siç është evidentuar tashmë si fakt, ajo ka inkurajuar bojkotin e institucioneve nga serbët e Kosovës, duke pretenduar të krijojë një krizë konstituionale. Në këtë grackë, duket se po bie edhe segmente të veçanta të opozitës!
Perëndimi, me theks segmente të tij tradicionalisht pro serb mund të jenë aktorët më kritik në mundësinë e dështimit të LVV-së për të formuar qeveri. Nëdrkaq BE-ja me angazhimin e saj të thellë dhe multidimensional, duke inkurajuar krijimin e Qeverisë me zgjerimin e aleancës së LVV-së me partitë minore, siç është Nisma Socialdemokrate, mund të kontribuojë në etablimin e gjendjes dhe prosperimin e rajonit drejt integrimit europian.
Koha është për t’i dhënë fund rikthimit të epokës së vazalitetit, që qe përmbysur me revolucionin e heshtur demokratik të 14 shkurtit 2021, e për t’i garantuar përspektivë Republikës.