Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në Jagodë në Klinë, ku treni ka përplasur një veturë. Si pasojë një person ka humbur jetë dhe janë plagosur dy të tjerë.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.