Blerja e një fregate të katërt FDI (Behlarra) nga Greqia, pritet të propozohet nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, në mbledhjen e KYSEA të Mërkurën e ardhshme.
Sipas mediave të huaja, synimi i Greqisë u bë i ditur nga Dendias duke vizituar fregatën franceze “Alsace” me homologun e tij francez, Sebastien Lecorny, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Athinë.
Athina kërkon që fregata e re FDI të mbajë armë strategjike (raketat SCALP Naval), por edhe të përfshihet në doktrinën e re të parandalimit strategjik, e cila sipas informacioneve parashikon 16 anije sipërfaqësore në modernizimin e flotës.
Mëngjesin e sotëm ministri francez i Mbrojtjes Sebastian Lecorni, u prit me nderime nga grekët dhe pati një takim privat me homologun e tij grek, Nikos Dendias, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe por edhe për raketat Exocet
Ndërsa në orën 12 të mesditës, ministri francez kaloi nga dera e pallatit Maximos për një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.