-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapja e grupkapitujve, Ministri i Jashtëm i Polonisë: Shqipëria do të bëhet më tërheqëse

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosłaë Sikorski në konferencë me kryeministrin Edi Rama tha se hapja e këtij grupkapitulli do të rrisë mundësitë tregtare në Shqipëri. Sikorski nënvizoi se kështu Shqipëria do të jetë më tërheqëse.

“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në fillim 2025 prita komisioneren Kos në Varshave. Zgjerimi i BE ishte në thelb të bisedimeve tona.

Pas një konferencë shumë të suksesshme ndërqeveritarë me Shqipërinë gjatë së cilës grup kapitulli i dytë i negociatave kushtuar tregut të përbashkët u çel.

Kapitujt që hapëm sot janë jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE. Reformat e nevojshme do të rrisin mundësi tregtare dhe do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investimet tuaja.

BE është e ardhme e mirë, e sigurt dhe e begatë, qysh që kur ne e kemi përjetuar në Poloni në 2004 dhe ata që janë larguar nga BE janë penduar.

Shpresoj që muajt e ardhshëm të kemi mundësi të zhvillojmë konferenca të tjera ndërqeveritare”, tha ministri Radosłaë Sikorski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit