-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaso dhe opozita në Korçë, pas ngricave të prillit: Të dëmshpërblehen fermerët

Kryesoret

Ivi Kaso dhe grupi i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Korçës kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga ngricat e datave 7-10 prill.

Në një deklaratë për mediat, Kaso u shpreh se kërkojnë që bashkia të bëjnë vlerësim të dëmeve dhe në bazë të tyre të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme natyrore. Ai nënvizon se fermerët nuk kërkojnë lëmoshë por vetëm ndihmë nga qeveria.

“Jemi para Bashkisë Korçë bashkë me kandidatët e PD në këtë qark dhe këshilltarët bashkiakë. I kërkuam Bashkisë dhe Këshillit të Ministrave që të marrin përgjegjësinë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për fermerët e dëmtuar nga ngricat e datave 7-10 prill.

Ligji për Mbrojtjen Civile e parashikon, e konsideron fatkeqësi natyrore. Fermerëve iu është dëmtuar thuajse gjithë prodhimi i vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se fermerët e zonës prodhimin nuk e vjelin dot këtë vit dhe rrezikojnë dhe për vitin tjetër. Bashkia të bëjë vlerësim të dëmeve dhe në bazë të vlerësimit të dëmeve, këtë ta përcjellin te Këshilli i Ministrave dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme natyrore. Fermerët nuk kërkojnë lëmoshë, por ndihmë nga qeveria. Është qeveri e papërgjegjshme.”, tha Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit