-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLSH: AMF nuk mori masa ndaj shkeljeve të përsëritura të shoqërive të sigurimit

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut.

Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në datën 30 dhjetor 2023, janë identifikuar mangësi në vendimmarrjen e Bordit të AMF-së, i cili nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit, pavarësisht shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së përmirësimit të situatës financiare dhe treguesve të tyre, duke ndikuar në rritjen e riskut në sektorin e sigurimeve.

Sipas KLSH-së, konstatohet mosmarrja e masave për sanksionim me gjobë ndaj shoqërive të sigurimeve për shkeljet e konstatuara duke krijuar një dëm të mundshëm në intervalin e vlerave 9.95 milionë lekë deri në 19.4 milionë lekë, duke ndikuar kështu negativisht në disiplinën dhe rregullsinë e tregut të sigurimeve.

Një shkelje tjetër, sipas KLSH-së, është se në mënyrë të vazhdueshme, ndër vite, konstatohet se, nuk është aplikuar norma e interesit në vlerën totale prej 6,948 mijë lekë ndaj shoqërive të sigurimeve që nuk kanë plotësuar pjesën përkatëse të fondit të kompensimit. Mungesa e kësaj mase ka krijuar një efekt negativ në fondin e kompensimit, duke rrezikuar mbulimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimeve ndaj të siguruarve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit