Ish-arbitri i njohur, Mentor Sopjani është ndarë nga jeta. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka shprehur ngushëllime familjes së Mentor Sopjanit.
Duka shprehet se ish-arbitri ka dhënë një kontribu të vyer për vite me radhë në fushën e futbollit poe edhe si vëzhgues.
“Një lajm i trishtë ai i ndarjes nga jeta të Mentor Sopjanit, ish-arbitrit që dha një kontribut të vyer me vite me radhë në fushën e futbollit dhe më pas edhe jashtë saj, si vëzhgues.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të arbitrave që humbën një mik, një koleg, një njeri të dashur.
Prehu në paqe Mentor!”, shprehet Duka.