22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse kinezët po rekrutohen për të luftuar për Rusinë?

Kryesoret

Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, burrat shihen duke lënë vendet e tyre të punës për të luftuar për Rusinë në Ukrainë.

Kjo video – që është shoqëruar me titrim në gjuhën ruse dhe kineze – përfundon me thirrjen për veprim, duke thënë: “Ti je burrë. Bëhu burrë”, duke shtuar se rekrutët mund të marrin bonuese nga 7.000 deri në 21.000 dollarë dhe të ardhura mujore prej rreth 2.400 dollarësh.

Kjo video mori mijëra shikime dhe është vetëm një nga shumë reklama që qarkullojnë online në Kinë, përmes së cilave tentohet që të dërgohen luftëtarë në fushëbetejën në Ukrainë.

Reklama të tilla janë në qendër të vëmendjes pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi më 8 prill se Kievi kishte kapur dy mercenarë kinezë që po luftonin për Rusinë.

Që atëherë, ai ka akuzuar Rusinë se po kryen një “fushatë sistematike” për rekrutimin e ushtarëve kinezë dhe ka pretenduar se dy burrat e kapur ishin në mesin e të paktën 155 shtetasve të tjerë kinezë që po luftonin për ushtrinë e Rusisë.

Ndonëse dëshmitë për shtetas kinezë që luftojnë si për Ukrainën, ashtu edhe për Rusinë, kanë qarkulluar që nga ditët e para të nisjes së luftës në shkallë të plotë, komentet e bëra së voni nga Zelensky kanë nxitur një vëmendje më të madhe mbi mënyrën se si Rusia i ka rekrutuar ata.

Deklaratat e Zelenskyt iu shtohen raportimeve lidhur me mercenarët e huaj në Ukrainë – përfshirë të dhëna ekskluzive të hospitalizimeve që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, të cilat tregojnë shkallën e vërtet të viktimave të luftës së Rusisë. Kjo bazë e të dhënave përfshin edhe një burrë kinez, dhe në mesazhet e këmbyera me Radion Evropa e Lirë ai konfirmoi se ishte shtetas kinez që kishte luftuar me forcat ruse, por refuzoi që të jepte detaje të tjera. REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit