Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.
Rama theksoi se synojnë që brenda 2027 të mbyllen negociata dhe do të punojnë pareshtuar për ta arritur këtë. Kryeministri u shpreh se nuk do të kërkojë datë nga Bashkimi Evropian por janë gjithmonë gati.
“Dua të shtoj ne kemi besim të plotë se presidenca polake do vijojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë cfarë përmendi Marta. Plani është të përmbyllim negociatat në 2027, ndaj na duhet të punojmë pa reshtur ndaj na duhet të kemi më shumë punë për të bërë. Të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup kapitullin II janë këtu, dua ti falenderoj të gjithë, po punojnë shumë dhe po japing reultate. E kemi mësuar në kurriz që me BE mos kërko kurrë asnjë datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për datën, sepse në jemi këtu shumë vonë.”, tha Rama.