Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha të dielën e 27 prillit do të organizojë takim në qytetin e Selanikut.
Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 dhe do të prezantohet programi i koalicionit nga Sali Berisha.
“Të dielën, më 27 prill, në orën 11:00, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të organizojë një takim me Diasporën shqiptare në qytetin e Selanikut. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, ku do të prezantojë edhe programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Ky takim synon të forcojë lidhjet me bashkatdhetarët jashtë vendit dhe të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe propozimet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.