Policia në Fier ka reaguar për ngjarjen ku hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.
Pasditen e sotme policia dhe hetuesit e BKH-së ka qenë me shërbim në qarkun e Fierit. Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fier – Patos shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona.
Policia i ka identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Ndërkohë të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.