Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u shpreh sot se vazhdon që të bëjë fushatë për Ilir Metën. Tha se Ilir Meta ka rreth tij një staf me mercenarë.
“Unë u qëndroj dëshmive të mia. Nëse për të ndihmuar dikë, quhet shkelje ligji. Unë jam partizane për të ndihmuar njerëzit aty ku ka shkelje dhe vonesa njerëzve. Në një fshat të vogël si Shqipëria marrëdhëniet janë të ngushta, ndihmojmë njëri tjetrin.
Po sido që të jetë, ata do të bëjnë punën e tyre, ne tonën, duhet durim strategjik për t’i çuar gjërat përpara. Jam përfshirë në fushatë për të ndihmuar babanë e fëmijëve të mi. Për divorcin nuk ka pse të ketë seancë pajtimi kur dikush do të ndërprerë marrëdhëniet me mua. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.
Politika ishte justifikimi (i Metës) për divorcin. Stafi i ngushtë i zotit Meta me paturpësinë më të madhe shkojnë dhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon votë për PS-në, kur paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë. Mercenarët në partinë e Lirisë janë ata që janë me rrogë” tha ai.